Zbulo të panjohurën

Vdes 48-vjeçari në Veternik pasi bie nga lartësia, flasin Policia

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve, pasi ka rënë nga një lartësi në Veternik në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës.”, ka thënë ajo.