Zbulo të panjohurën

Vdes gruaja e veprimtarit Adem Demaçi

Sot në moshën 79 vjeçare ka ndërruar jetë Xhemajlije Hoxha Demaçi, gruaja e veprimtarit Adem Demaçi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i bërë në Facebook:

Sot paska ndërruar jetë Nëna më e shenjtë e Kosovës, LAVDI VEPRËS SË SAJ 🇦🇱
Nëna : Xhemajlije Hoxha- Demaçi

GRUAJA QË MI PËRQAFOI DUART

E MË THA: “ERDHA QË TI PËRQAFOJ KËTO DUAR MËRGIMTARE, KËTO DUAR ME TË CILAT PO SHKRUAN PËR ATDHEUN”

Në kohën kur ujqit ulërinin dhe mjegullat e tërbimit preknin në tokë.

Kur shtëpitë kishin frikë e zemër dhe mbaheshin me njëra tjetrën me nderë;ti ishe ndër të rrallat-një Heroinë që nuk harrohet kurr, asnjëherë.

Ti ishe një ëngjull që shkrije borën e padijes duke e ngrirë vehten për të mbushur me këngë fletoret e diturisë që retë e zeza ti lëshonin rrugën diellit të lirisë,që rrezet të buzëqeshnin më shqip.

Ty Nëna Xhemajlije, ti që bashkëshortin e kishe ndër grila,vetëm pse kishte kërkuar liri pėr të gjithë,ty të mbeti jo vetëm kulmi i shtëpisë,jo vetëm fëmijët e tu,por mbi ty ra edhe më shumë pesha e robërisë.

Por ti nuk vajtove,ti nuk u dorëzove.

Ti theje qetësinë e kohës së korbave me ecjen tënde mbi zjarrin e jetës.

Edhe armiku habitej me forcën tënde të paepur.

Edhe ato egërsira e ngrisnin kapelen prej habie,edhe ata e shihnin se ti kishe një shpirt prej mrekullie.

Ti i stepje ata,atyre u ndalej fryma e tyre e egër.

Para tyre ti ishe e paparë- kur mes hekurudhës vrapoje e zbathur me këpucë në njërën dorë që të arrije sa më shpejtë në orë – në orën e zemrës,aty ku në secilin fëmijë mbillje ditë për ditë me dashuri : germën.