Zbulo të panjohurën

Vdes mjeku i njohur nga Skënderaj, Ismet Miftari


Ka vdekur gjinekologu i njohur, Ismet Miftari, nga Runiku i Komunës së Skenderajt.

Lajmin e kanë dhënë familjarët e Ismetit me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Me pikëllim te thellë ju njoftojmë familjarët dhe miqtë se me datën 28.03.2021, pas një sëmundje te rëndë ka ndërruar jetë babi im Dr Ismet Miftari ne moshën 67 vjeçare. Zoti të shpërbleftë me xhehnet babi im. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë. I pa harruar do të jetë kujtimi për ty BABI.💔 Varrimi bëhet me datën 29.03.2021 ne ora 14:00,ne varrezat e lagjes Miftaraj te fshatit Runik!