Ka vdekur në moshë të re sot Qendresa Bresa, e cila ishte asistente në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku faqja e Fakultetit të Inxhinierisë ka dhënë lajmin për vdekjen e Qendresës për të cilën kanë thënë se ka qenë studente dhe asistente e shkelqyer në këtë fakultet, transmeton Zeri.info
“Njoftim mortor! Ka ndërruar jetë asistentja Qendresa Bresa! Qendresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë, gjithashtu edhe si asistente. Do të kujtojmë gjithmonë!
Ngushëllime për familjen, kolegët dhe shoqërinë!”, thuhet në njoftimin.