Zbulo të panjohurën

Vdes në moshë të re këshilltari komunal i Istogut

Këshilltari komunal i Istogut Labinot Aliaj ka vdekur sot në orët e mëngjesit, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miqtë të tij, të cilët shprehën ngushëllime për familjen e të ndjerit. Në mesin e tyre ishte edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha përmes një postimi në Facebook tha se Labinoti ishte një djalë i mrekullueshëm.

“Lajm i hidhur ketë mëngjes , paska ndërruar jetë Labinot S Aliaj asambleist në komunën e Istogut
Një djalë i mrekullueshëm . Ngushëllime familjes farefisit dhe shokëve”, ka shkruar Berisha.