Zbulo të panjohurën

Vdes një femër në një aksident trafiku në Drenas

Një femër ka vdekur pasi nuk ka arritur të mbijetojë pas lëndimeve që ka marrë në një vetaksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 21:05 në fshatin Terstenik të Drenasit, ndërsa Policia ka bërë të ditur se viktima femër, përderisa ishte duke lëvizur me veturën “Renault” me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjen me kushtet e rrugës, është vetaksidentuar dhe si pasojë dy viktima femra kosovare kane pësuar lëndime trupore, ku njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve.