Betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur edhe dy pacientë, të cilët po trajtoheshin në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili.
“Fatkeqësisht, në orët e mbrëmjes betejën me COVID-19 e ka humbur një qytetare e Gjilanit, ndërkaq në orët e mesnatës ka ndërruar jetë edhe një pacient nga komuna e Bujanocit, i lindur më 1956. Familjeve të tyre, në emrin tim dhe në emër të Spitalit të Përgjithshëm, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Xhemaili për Reporteri.net.
Kujtojmë se dje kanë vdekur 11 persona nga Covid-19, kurse janë shënuar 688 raste pozitive.
Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 që ka nisur më 12 mars në vendin tonë, e deri sot, kanë vdekur 833 persona.
IKSHP ndërkaq ka njoftuar se numri i rasteve aktive është 11 mijë e 431. /Reporteri.net/.