Zbulo të panjohurën

“Vëlla Ibrahim” – Publikohet një letër që Demaçi ia dërgoi Rugovës në vitin 1992

Kosova së fundi ka regjistruar fitoren më të madhe të një subjekti politik që prej se mbahen zgjedhjet.


Këtë rekord për shumë vjet e ka mbajtur ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. E kur pati marrë besimin e parë në vitin e largët 1992, Rugova mori një letër nga kryengritësi më i madh shqiptar ndër vjetësh, Adem Demaçi.

I burgosi politik për më shumë se dy dekada Demaçi, tanimë i ndjerë, fillonte mesazhin e tij për Rugovën, me fjalët: “Vëlla Ibrahim”.

Më poshtë e gjeni të plotë:

Vëlla Ibrahim!

Shpresoj se besimin që ta dha populli do ta kuptosh drejt dhe se besimit do t’i përgjigjesh me besim. Dëshiroj fort që të mos lejosh që interesat partiake, grupore e individuale ta dëmtojnë interesin e përgjithshëm; dëshiroj që kurrsesi të mos lejosh që burokratët e dallkaukët e ndryshëm të bëhen mur në mes teje e popullit.
Vështirësitë janë të mëdha, por edhe fuqia e popullit është e madhe.
T’u priftë e mbara e Zoti të bekoftë!

Nju Jork, 25 Maj 1992 Adem Demaçi