Zbulo të panjohurën

Vërshime dhe dëme të mëdha në Gjakovë (Foto)

Reshjet e mëdha të shiut dhe të borës kanë vështirësuar qarkullimin në disa rrugë anë e mbanë Kosovës.

E gjendja e rëndë duket të jetë ajo në komunën e Gjakovës, Rahovecit e Malishevës.

Zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Gjakovës Nusret Gjurkaj, në një prononcim për Periskopin tha se pothuajse çdo fshatë në komunën e Rahovecit, Malishevës, edhe Gjakovës janë me vërshime të mëdha.

Ai bën të ditur se tani për tani ka dëme të  mëdha materiale dhe se policia janë dalur në teren, shkruan Periskopi

“Gjendja pothuajse çdo fshatë ne komunën e Rahovecit, Malishevës, edhe Gjakovës janë me vërshime të mëdha. Policia zjarrfikësit kanë dalur në teren. Nuk ka pasur ndonjë të lënduar, vetëm dëme të  mëdha materiale. Policia është në teren dhe në dispozicion për çdo thirrje”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj për Periskopin/PERISKOPI