Zbulo të panjohurën

Veterani bëhet me shtëpi të re, përlotet nga gëzimi (VIDEO)

Banorët e fshatit Përlepnicë me vetëiniciativë, i kanë dalë në ndihmë familjes Fazliu nga Malësia e Preshevës duke ia dhuruar një truall ku edhe aty ia kanë rregulluar shtëpinë.

Familja Fazliu ka jetuar që nga koha e luftës në Përlepnicë si refugjat dhe vitin e kaluar është dashur ta lirojë shtëpinë ku ka jetuar për 20 vite dhe kishte mbetur pa kulm mbi kokë, duke jetuar me qera në Gjilan.

Por, falë iniciatives së veteranit të UÇK-së nga Përlepnica, Bejtullah Osmani bashkë me shumë qytetarë të vullnetit të mirë, si Fahredin Mehmetin i cili ia ka dhuruar truallin për të ndërtuar shtëpinë dhe shumë të tjerë të cilët ndihmuan financiarisht jo vetëm nga Përlepnica, por nga të gjitha vendbanimet shqipfolëse.