Zbulo të panjohurën

Vidhen radarë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Në Aeroportin e Prishtinës janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në raport thuhet se të premten njësitet doganore kanë raportuar për vjedhjen e këtyre pajisjeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjithë njësitet përkatëse.

“Aeroporti i Prishtinës, 27.01.2021-NN. Më 29.01.2021 nga Njësitet Doganore është raportuar se janë vjedhur pajisje mekanike të radarëve civil të paketuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policor”, thuhet në raportin 24 orësh