Viti 2021 ka rikthyer në skenë një nga artistët i cili dikur njihej për hitet melankolike në muzikë.
Fjala është për Nogën, i cili është rikthyer këtë vit pas një pauze të gjatë në skenën muzikore, shkruan Magazina.al
Noga i ka qendruar besnik kolegut të tij Andin Randobravës, me të cilin kishte sjellur disa hite para pak vitesh.
Kënga “Pse” i ka kthyer edhe një herë dyshen aty ku e kishin lënë.
Ky projekt është pritur mirë nga fansat e dy këngëtarëve, ndërsa pritet që mos të jetë bashkëpunimi i fundit i tyre.