Zbulo të panjohurën

Vjosa Osmani: Albin Kurti do të jetë kryeministër

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vota ka dy funksione, për ndëshkim të një modeli qeverisës dhe për hapje të një kapitulli të ri.

Ajo tutje shtoi se më datë 14 shkurt kjo do arrihet pasi Albin Kurti do jetë kryeministër.

“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!,” ka thënë Osmani.