Zbulo të panjohurën

Votat e LDK-së në Dragash, Avdullah Hoti i treti

Janë bërë publike edhe votat e LDK-së në Dragash. Edhe në këtë komunë, si në disa prej komunave tjera LDK është radhitur si parti e tretë.

Befasia më e madhe pas numërimit të votave është se bartësi i listës, si kandidat për Kryeministër Avdullah Hoti ka dal i treti më i votuar.

IndeksOnline ka siguruar listën e më të votuarve, ku në këtë komunë i pari që ka marrë më së shumti vota është kandidati për deputet, Bexhet  Xheladini që ka marrë 1766 vota, i dyti në listë është Hatim Baxhaku me 1394, ndërsa i treti Avdullah Hoti me 1325.