Zbulo të panjohurën

Voton Ferdonije Qerkezi, kërkon nga qeveria e ardhshme të bëjë më shumë për të pagjeturit

Ferdonije Qerkezi ka kryer obligimin kushtetues për votim në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Qerkezi e cila ka humbur të gjithë familjen e saj gjatë luftës në Kosovë, pas votimi ka kërkuar nga kushdo që merr në krye ekzekutivin të bëjë më shumë për të pagjeturit, njofton Klan Kosova

“Po pres me pas ma mirë, me pas ndryshime, pres personalisht për të pagjeturit, për djemtë e mijë dhe krejt të pagjeturit e Kosovës. Secili që vjen në pushtet të bëjë më shumë për të pagjeturit”, tha Qerkezi.