Zbulo të panjohurën

Voton gruaja dhe djali i ish-presidentit Thaçi

Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin e tij Endrit Thaçi, kanë votuar pak më parë, raporton Gazeta Express.

Ata kanë votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Endrit Thaçi ka të veshur një dukës me mbishkrimin “Liria ka emër”.

Pak më parë ka votuar edhe i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali në votime.

Ata kanë votuar në njërën nga qendrat e votimit në Prishtinë, ndërsa më pas Mustafa ka dal në një prononcim para mediave.