Zbulo të panjohurën

Voton Isa Mustafa: Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit

Kreu i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka votuar për zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në shkollën fillore “Emin Duraku”.

Mustafa votoi bashkë me gruan e tij Qefsere Mustafa, njofton Klan Kosova.

“Sot kisha dashtë të ftojë të gjithë qytetarët në këtë ditë jo të përshtatshme për votim për shkak të motit të keq që të dalin dhe të votojnë – ta kryejnë obligimin qytetarë”.

“Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për demokratizimin e mëtutjeshëm të vendit për zhvillim ekonomik, presporitet dhe forcim të ligjit të shtetit të Kosovës”, tha Mustafa.