Zbulo të panjohurën

Vranësira e shi, ky është moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga sot priten vranësira dhe reshje shiu.

Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.