Zbulo të panjohurën

Vrasja e 15-vjeçarit në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren

 

Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj.

Ndryshe, motivin e zënkës që la të vdekur nxënësin 15-vjeçar nuk po e di ende as familja e as organet e drejtësisë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në shkollën e mesme të Mjekësisë, “Luciano Motroni” në Prizren, Shukri Myrtezani, aty ku Lirimi vijonte mësimet, ditën e varrimit tha se 15-vjeçari ishte nxënës i shkëlqyer.

U.D. i drejtorit tha se rasti ka ndodhur dje pasi Lirimi ka përfunduar mësimin, njëherit dita e parë e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

“Është lajm i hidhur që ka ndodhur mes nxënësve të shkollës sonë që ka ndodhur në afërsi të shkollës sonë. I ndjeri ka qenë në mësim dhe pasi ka dalë prej shkollës, me nxënësin tjetër janë taku atje, kështu që pas një zënke aty fatkeqeësisht me një goditje fëmiju ka humbur jetën, këtë informacion e kemi marrë nga Policia e Kosovës”,