Zbulo të panjohurën

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, arrestohet kryeplaku i fshatit Strellc

Policia e Kosovës e ka arrestuar mbrëmë kryeplakun e fshatit Strellc, Haki Pajazitajn, lidhur me rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ai është arrestuar pasi gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitaj, ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor .

“Deçan, 01.03.2021 – 16:15. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë deklarimit të tij në gjykatë si dëshmitar lidhur me një rast vrasje ka rënë në kundërshtim me deklaratën paraprake. Me urdhër të prokurorit i dyshuari mbahet në ndalim policor”, ka njoftuar Policia.