Zbulo të panjohurën

Vrasja në Novobërdë: Gjyshi ishte në gjumë kur u ther 12 herë nga nipi

D.K rreth 28 vjeç dyshohet se ka privuar nga jeta gjyshin e tij, K.I. 95 vjeç, të premten në fshatin Izvor të Komunës së Novobërdës.


Viktima u ther 12 herë me thikë në pjesën e krahërorit dhe abdomenit përderisa ishte në gjumë, ndërsa rasti në polici fillimisht u raportua si “vetëvrasje”.

Por, kur prokurori doli në vendin e ngjarjes vdekja e të moshuarit u cilësua si “vrasje e rëndë”, Express ju sjell detaje të krimit në Novobërdë.

Gjykata Themelore e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për nipin që dyshohet se vrau me thikë gjyshin e tij.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar me prokurorin kujdestar, Agron Uka, i cili ka dhënë detaje për krimin brenda familjes.

“Vrasja ka ndodhur brenda shtëpisë, viktima është i moshës 95-vjeç, ndërsa i dyshuari është rreth 28-vjeç, do të thotë nipi i tij”, tha Uka të dielen.

Tutje, Prokurori deklaroi se viktima ishte në gjumë kur mori 12 goditje me thikë.

“Viktima i ka 12 goditje me thikë, ka qenë fjet viktima…Janë marrë provat, gjurmët e gjakut, është marrë thika si dhe është lëshuar urdhëri për autopsi”, tha më tej Uka