Zbulo të panjohurën

Vrasja në Prishtinë, flet avokati: Ishte aksidentale

Avokati i Skënder Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje shumë të keqe, i mërzitur shumë”, ka thënë avokati për Klan Kosova.

Dje rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij Albert Krasniqin dhe më pas ka informuar policinë për aktin.