Zbulo të panjohurën

Vrasja në Prishtinë, nxirret trupi i pajetë i biznesmenit të njohur

Nxirret nga vendi i ngjarjes trupi i pajetë i tashmë të ndjerit, Albert Krasniqi, pronar i kompanisë ndërtuese “Përparimi”, i cili dyshohet se është vrarë nga babai i tij.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, shtoi ajo.

Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese.