Zbulo të panjohurën

Xhavit Haliti voton për Glauk Konjufcën kryeparlamentar

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për të kanë votuar shumica e deputetëve, përfshirë edhe deputetin e PDK-së dhe ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin, raporton Gazeta Express.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

Partitë opozitare votuan kundër këtij propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Haliti ishte i vetmi nga PDK-ja që dha votën për zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.