Zbulo të panjohurën

Yllka Gashi reagon për suksesin e filmit “Zgjoi”: Ne sapo bëmë historinë

Filmi i Blerta Bashollit, “Zgjoi” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin më të madh të filmit në Amerikë.

Projekti kinematografik që në rol kryesor ka Yllka Gashin, ka rrëmbyer tre çmime.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.

Protagonistja kryesore e filmit “Hive (Zgjoi)”, aktorja Yllka Gashi, ka reaguar pas suksesit të shënuar nga filmi me produksion kosovar.

Aktorja Gashi e cila luan rolin kryesor në këtë film, publikoi në rrjetin social Facebook një status, duke treguar me krenari suksesin historik të kinematografisë vendore për arritjet që shënoi “Zgjoi”.