Zbulo të panjohurën

Ymeri e zë ngushtë Kusari-Lilën: Ja çfarë thoshte Albini për ty

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ia ka rikujtuar disa deklarata të Albin Kurtit të bëra kundrejt Mimoza Kusari-Lilës, në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

Ymeri në emisionin “Debat Plus” tha se Kurti asokohe ka thënë se Kusari-Lila nuk e ka luftuar krimin dhe korrupsion siç është dashur në Gjakovë.

E ndaj kësaj deklarate të Ymerit, reagoi vet kandidatja e VV-së për komunën e Gjakovës në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Ajo tha se Kurti nuk ka qenë i pajisur siç duhet me informacione.

Biseda mes tyre:

Visar Ymeri: Ju keni qenë në vitin 2017, kandidate për kryetare të komunës nga Alternativa, apo jo. Në tubimet që i mbajshim ne elektorale atje në përkrahje të Driton Çaushit, z.Kurti dy herë e ka thënë që zonja Kusari nuk e ka luftuar krimin dhe korrupsionin siç është dashur

Mimoza Kusari-Lila: Si ka pasur krejt informatat, se keni pajisur sa duhet me informacion.

Visar Ymeri: E dinë t’i që s’është e vërtetë.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNatyraKuqi%2Fvideos%2F1209432229467293%2F&show_text=false&width=560&t=0