Zbulo të panjohurën

Zbulohet arsyeja pse zyrtarët policorë i rrahën dy vajzat në Vushtrri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e dy vajzave nga zyrtarët policorë në Vushtrri. Rasti po hetohet si “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Sipas policisë, arsyeja pse policët kishin ushtruar dhunë ndaj vajzave ka qenë meqenëse kanë reaguar dhunshëm ndaj zyrtarëve policorë dhe kanë refuzuar të identifikohen.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Vushtrri, 29.12.2020, 15:10. Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare zyrtar policor deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policor dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marr edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.