Zbulo të panjohurën

Zgjedhjet do t’i kushtojnë Kosovës mbi 5.5 milionë euro

Zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 shkurt pritet të kushtojnë mbi 5.5 milionë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme të saj, ka miratuar planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 5 milionë e 651 mijë e 076 Euro.

KQZ-ja gjithashtu sot ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit të nisë nga data 3 deri më 13 shkurt.