Zbulo të panjohurën

Zhvillime dramatike ne SHBA. Protestuesit futen ne Kongres

Ndërtesa e Kongresit amerikan është mbyllur, pasi situata u tensionua, teksa protestuesit që po qëndronin jashtë ndërtesës kanë hyrë në të.


Mediat amerikane kanë raportuar se zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe figura të tjera të larta amerikane, përfshirë edhe zëvendëspresidenten, Kamala Harris janë evakuuar nga ndërtesa dhe janë mirë.

Kongresi sot pritej të mbante një mbledhje të përbashkët për të certifikuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit 2020.

Por, mbështetësit e presidentit Donald Trump dhe ai vetë kanë protestuar në Uashington, duke kundërshtuar që të pranojnë humbjen.