Zbulo të panjohurën

Zjarri përfshinë një lokal në Prishtinë

Një lokal është përfshirë nga zjarri mëngjesin e ditës së sotme në Prishtinë.


I njëjti lokal gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” te 4 Llullat.

Nuk dihen shkaktarët e këtij zjarri, teksa njësitet e zjarrfikësve janë në vend të ngjarjes duke intervenuar, raporton indeksonline.

Nga vendi i ngjarjes shihet se si zjarrëfikësit po tentojnë ta ndalin djegien e lokalit.

 

Gjithashtu s’dihet nëse ka të lënduar apo cilat janë dëmet e shkaktuara.