Zbulo të panjohurën

Zyrtarë të EULEX-it brenda selisë së PDK-së, ata të Policisë së Kosovës jashtë

Zyrtarë të EULEX-it janë futur brenda selisë së PDK-së në Prishtinë. Vetura të EULEX-it janë parë në oborrin e selisë në qendër të Prishtinës. Po ashtu, zyrtarë policorë të Kosovës po qëndrojnë jashtë selisë së PDK-së.
KOHA nuk ka arritur të kontaktojë me ndonjë prej zyrtarëve të PDK-së për të mësuar arsyen e kësaj vizite të EULEX-it, por është në vendin e ngjarjes.

Dje, kryetari i PDK-së u dërgua në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.