Zbulo të panjohurën

Zyrtarë të EULEX-it e policisë zbarkojnë te zyrat e PDK-së

Brenda zyrave të PDK-së në Prishtinë momentalisht janë futur zyrtarë të EULEX’it, raporton Gazeta Express.

Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX’it.

Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.

Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.

Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës./Express/