Zbulo të panjohurën

Zyrtarët e LVV-së argëtohen me këngën që u bë hit në ditën e zgjedhjeve për Albinin, Isën e Vjosën (Video)

Menjëherë pas rezultateve të para pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përkrahësit e Vetëvendosjes kishin nisur festën pasi kjo parti doli e para në zgjedhje.

Për ta festuar fitoren ishte krijuar edhe një këngë për Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën.

“Po e lut Isa Vjosën, rri edhe sivjet, jo bre Isë o nuk po rri se Albini pom pëlqen”, janë vargjet e këngës e cila ishte bërë hit në ditën e zgjedhjeve.

Me ritmet e kësaj këngë kishin festuar edhe kandidatët të LVV-së për deputetë, në video shihet duke hedhur vallen kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Salih Zyba që duket se i pëlqen kjo këngë që më shumë është një “diss” për Isa Mustafën e LDK-së pas humbjes në zgjedhje.

Për më shumë shihni videon./Magazina.al/