Zbulo të panjohurën

Zyrtari i PDK-së: Gërvalla po vazhdon betejën kundër UÇK-së

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke e vazhduar luftën ndaj UÇK-së dhe drejtuesve të saj, shkruan Gazeta Express.

Ai përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se Gërvalla këtë gjë është duke e bërë në dakordim të plotë me kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin Vjosa Osmani.

Ky reagim i Gjoshit, erdhi pas deklaratës së vajzës së Jakup Krasniqit, se Ministria e Punëve të Jashtme nuk po i dërgon më pakot e gjërave nga Kosova për në Hagë.

 “Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi.

Sipas tij Kurti, Osmani e Gërvalla janë duke u pozicionuar në anën e Serbisë.

“Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së”, ka shkruar ai.

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi ka deklaruar se deri më tani gjërat i kanë dërguar në Hagë përmes MPJ-së.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kem dërgu në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos me u dërgu permes Ministrisë së saj. Ajo duhet me i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj!”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Schwarz, është duke e vazhduar betejën e saj kundër UÇK-së dhe drejtuesve të saj. Ajo po e bën këtë në dakordim të plotë me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schwarz, po pengojnë procesin. Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Duke dëmtuar pozitën e tyre, kjo treshe po pozicionohet qartë në anën e Serbisë, e cila me të gjitha kapacitetet shtetërore është ngritur në këmbë për të dëmtuar luftën e drejtë për liri të popullit të Kosovës nën drejtimin e UÇK-së.