Zbulo të panjohurën

Zyrtari i PDK-së thotë se Vjosa Osmani ua vodhi sloganin “Guxo”

Betim Gjoshi, sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Vjosa Osmanit, pas zyrtarizmit të sloganit të listës së saj në zgjedhjet e reja.Sipas Gjoshit, slogani “Guxo” i Vjosa Osmanit, është vjedhur nga një slogan i mëparshëm i PDK-së.

Sipas Gjoshit, edhe slogani “Beso” i LDK-së në zgjedhjet e kaluara, ishte vjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Postimi plotë: 

VJOSA E NISI VITIN E RI 2021 DUKE NA VJEDHUR SLLOGANIN E 2004

Nuk e prita që ditën e parë të vitit të ri të merrem me reagime politike.

Por, ja që Vjosa Raif Osmani nuk të lë pa komentuar.

Çdo ditë rrijnë duke na shajtë dhe në fund të fundit nuk arrijnë të nxjerrin as edhe një sllogan të vetëm dhe origjinal.

Në vitin 2019 LDK-ja na e mori (vjedhi :P) slloganin tonë të 2004-tes. Me 1 janar 2021 Vjosa e vazhdoi traditën e ish-partisë.