Support: +355 68 20 95 820

Transporti FALAS në të gjithë Shqipërine.

Support 09:00 - 23:00

Ndihma e Klientit

Ekipi ynë është gjithmonë këtu për të ndihmuar këdo për gjithçka.

Pyetjet e zakonshme të blerjeve

Porositë dhe transporti

Porosia varion nga 1-3 ditë brenda Shqipërisë ndërsa jashtë Shqipërisë nuk ka një afat fiks pasi kjo është në varësi të postave dhe shteteve por ne garantojmë gjurmimin e saj dhe nisjen nga Shqipëria nga shitësi brenda kohës së paracaktuar sipas kontratës së lidhur me MAGAZINA.al

Për të krijuar një llogari mjafton të shkoni tek My Account dhe aty mund të krijoni lehtësisht një llogari duke plotësuar fushat e kërkuara. Së shpejti do integrojmë dhe krijimin e llogarisë nëpërmjet Google Account dhe Facebook.

Për të ndryshuar fjalëkalimin(password) të llogarisë tuaj përsëri duhet të shkoni tek My Account dhe të klikoni tek “Forget password” më pas plotësoni fushën e adresës tuaj të email dhe në email do ju vij njoftimi për vendosjen e një fjalëkalimi të ri për të rimarrë aksesin e humbur.

Brenda Shqipërisë posta është FALAS ndërsa jasht Shqipërise nuk ka një vlerë fikse pasi pagesa e shërbimit postar llogaritet në varësi të peshës së produktit dhe destinacionit.

Jo sistemi jonë dhe porositë brenda platformës tonë nuk përfshijnë asnjë taksim të fshehur apo kosto ekstra, mos bini pre e mashtrimeve dhe mos kontaktoni me askënd përvec suportit që ne ofrojmë për problematikat ose pyetjet që keni.

Ju keni të drejtë të paguani gjatë marrjes së produktit gjithashtu përvec kësaj dhe nëse paguani “online” pagesa juaj mbetet pezull deri në momentin e rikonfirmimit pasi të keni tërhequr produktin nga posta.

Po patjetër në rast se produkti vjen i demtuar apo nuk është ai që prisnit ju keni të drejtë kthimi nga nga 7-14 ditë pasi keni tërhequr produktin(produkti nuk duhet të jetë dëmtuar apo përdorur nga ju gjatë kësaj kohe).

Produkti duhet të jetë i shoqëruar me mbishkrimin e paketimit të detajeve të porosisë ku dallohet qartë që porosia është kryer tek MAGAZINA dhe të shoqërohet gjithashtu me vlerën e faturës dhe ID të porosisë që keni kryer tek platforma jonë, në të kundërt refuzoni porosinë.

Pyetjet e zakonshme të bizneseve

Regullat dhe problemet

Nëse keni kryer një porosi dhe po përballeni me një vonesë të arritjes së porosisë kontaktoni suportin tonë në mënyrë që përvec gjurmimit të interesohemi tek postat përkatëse për problematikën dhe rastin tuaj.

Për të kthyer produktin mjafton të kontaktoni suportin tonë dhe ne do ju lidhim përsëri me shërbimin postar ku mund të dorzoni pakon me produktin që dëshironi të ktheni.

Kontaktoni suportin dhe jepni informacionin e nevojshëm në lidhje me ndërrimin e produktit aktual me një tjetër(jepni informacionet e nevojshme që do ju kërkohen).

Për të ndryshuar adresën e mbërritjes së pakos pasi të keni kryer porosinë duhet të kontaktoni suportin sa më parë, nëse porosia është në statusin e mbërritjes dhe ju ka kontaktuar korrieri mund të ja kërkoni edhe korrierit nëse ndryshimi adresës është brenda rrezes 3km në të kundërt porosia do shtyhet për një moment tjetër.

Ju mund të anulloni porosinë duke kontaktuar me suportin dhe duke shpjeguar dhe arsyjen anullimit të porosisë.

Në disa raste ndërrimi i produktit mund të ketë një kosto ekstra(transporti) që do duhet ta paguani ju në mbërritjen e produktit të ndërruar.

Në rastet kur keni paguar online rimbursoheni në atë formë pagese që keni zgjedhur dhe pagesa ju trasferohet e plotë brenda afateve të paracaktuara.

Po patjetër, disa nga produktet që nuk janë gjendje mund të porositen para duke rezervuar produktin që sapo të jetë gjendje të kontaktoheni në mënyrë që të procedohet me porosinë.

Transport FALAS

Transporti FALAS kudo në Shqipëri.

Të drejtë kthimi

Porosi me të drejtë kthimi sipas kushteve tona.

Garanci për produktet

Garanci për të gjitha produktet tona.

Pagesa 100% të sigurta

PayPal / Credit Card / Cash on Delivery